Kjo është arsyeja pse Kounde po i shikon me kujdes largimet nga Barcelona

  • A.P /
  • 15 August 2022 - 18:34
Kjo është arsyeja pse Kounde po i shikon me kujdes largimet nga Barcelona

Francezi ende nuk është regjistruar si lojtar i Barcelonës

Në fund, Barcelona arriti që t’i regjistronte prurjet e reja dhe rinovimet e kontratave të lojtarëve për ndeshjen e parë të La Ligës kundër Raya Vallecanos që u zhvillua të shtunën, por Jules Kounde nuk ishte regjistruar me kohë për këtë ndeshje.

Klubi nuk mund t’i regjistronte të gjithë lojtarët e tyre dhe Kounde u sakrifikua për shkak se ai nuk është gati 100 për qind, për shkak të një operimi që ka bërë së fundmi.

Ende, ai dëshiron që ta bëjë debutimin e tij sa më shpejt dhe për këtë do t’i mbajë sytë qelë derisa Barcelona t’ia tregon dikujt derën për t’u larguar.

Kjo për shkak se Barcelona ka nevojë që të krijojë hapësirë për kulmin e pagave të tyre në mënyrë që ta regjistrohet Kounde dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është largimi i ndonjë lojtari, më të madh, pasi që një pagë e lart do t’i mundësonte atij regjistrimin.

Barcelona ka shkuar të pika ku ata operojnë me rregullin 1:1 me La Liga, që do të thotë se ata mund të shpenzojnë një milionë euro për çdo milion të kursyer.

Kështu, ata kanë nevojë për të ardhura apo kursime nga ndonjë burim i tyre në mënyrë që ta regjistrojnë francezin, blerja e të cilit nuk ishte e lirë.

Drejtorët e Blaugrana janë duke punuar që ta sigurojnë Kounde së gjithçka është në rregull dhe ai nuk do të presë gjatë për t’u regjistruar. Ata mendojnë së është çështje ditësh para se ai të regjistrohet.

Çfarë duhet të bëjë Barcelona që ta regjistrojë Kounde?

Siç e theksuam më parë, klubi ka nevojë që të shesë ose t’i zvogëlojë pagat, apo të dyja, në mënyrë që mbrojtësi i ri të jetë i gatshëm.

Për sa i përket largimeve të mundshme, Frenkie de Jong është përmendur më së shumti këtë verë si një aset që mund të shitet, derisa Pierre-Emerick Aubameyang, Memphis Depay, Samuel Umtiti, Martin Braithwaite dhe Sergino Dest mund të largohen.

Në të njëjtën kohë, Barcelona janë në negociata me Sergio Busquets dhe Gerard Pique për një ulje dhe shtyrje të pagesës së pagave.

Shumë gjëra duhet të bëhen, jo vetëm për Kounde por për shkak së Barcelona është duke punuar për ta sjell në skuadër Marcos Alonson dhe Bernardo Silvan para se të përfundojë afati kalimtar i verës.

(Kosova Sot Online)