Atletico fillon si më së miri La Ligan, fiton 0-3 në Getafe

  • A.P /
  • 15 August 2022 - 21:25
Atletico fillon si më së miri La Ligan, fiton 0-3 në Getafe

Atletico Madrid ka shënuar fitore prej 0-3 kundër Getafes për ta nisur kështu shumë mirë sezonin e ri të La Ligës. Alvaro Morata (15’, 59) dhe Antoine Griezmann (75) kanë shënuar tre golat për Atleticon. Me këtë fitore Atletico për momentin ndan vendin e parë me Villarreal të cilët po ashtu fituan me rezultat 3-0

Atletico Madrid ka shënuar një fitore të pastër në Getafe sonte duke e mposhtur ata me rezultat 0-3.

Skuadra e Diego Simeones qysh në fillim u pa së është hyrë në këtë ndeshje për të fituar dhe e kishin nga fillimi ndeshjen në kontroll.

Kështu një bashkëpunim në mes të Joao Felix dhe Morata bëri që skuadra e tyre e Atleticos të vinte të goli i parë në minutën e 15 të ndeshjes. Ishte ky një gol i bukur i Moratas i shënuar më të majtën e tij.

Joao Felix (28’) u rrëzua në zonë dhe Atletico kërkoi penallti por që kështu nuk mendoi gjyqtari i ndeshjes duke e vazhduar lojën.

Borja Mayoral (41’) pati mundësinë më të mirë të Getafes për të shënuar por që goditja e tij përfundoi jashtë fushës.

Edhe në pjesën e dytë Atletico do të fillonte më mirë.

Ishin përsëri dyshja Joao Felix dhe Morata që ndryshuan shifrat e rezultatit. Joao Felix bëri një asist për Morata ku ky i fundit erdhi të goli i dytë në ndeshje në minutën e 59-të të ndeshjes.

Mayoral (74’) i Getafe bëri një goditje tjetër në drejtim të portës por ajo u bllokua dhe Atletico nisi një kundërsulm të shpejt.

Joao Felix pasoi shpejt të Antonio Grizmann i cili finalizoi duke shënuar golin e tretë për mysafirët në minutën e 75-të të ndeshjes.

Me këtë fitore Atletico ndan vendin e parë me Villarreal derisa ndeshjen e radhës skuadra e Simeones e zhvillon në shtëpi pikërisht kundër Villarrealit të Unai Emery.

Getafe do të luan kundër Gironas. 

(Kosova Sot Online)