Juventus e fillon si më së miri Serie A, fiton pastër ndaj Sassuolos
Juventusi e ka filluar si më së miri sezonin e ri në Serie A duke e mposhtur Sassuolon me rezultat 3-0. Di Maria (26’) dhe Dusan Vlahovic (43’, 51’) ishin golashënues në këtë ndeshje, teksa fitorja e dërgon Juventusin në vendin e dytë
Juventusi e ka nisur si më së miri sezonin e ri në Serie A duke e mposhtur me rezultat 3-0 skuadrën e Sassuolos në shtëpi.
Juventusi kërkoi penallti që në minutën e parë të ndeshjes pas një ndërhyrje në Vlahovic, por kështu nuk mendoi gjyqtari i ndeshjes.
Deri në minutën e 26-të Juventus nuk pati ndonjë rast për t’u shënuar, por në këtë minutë do të vinte edhe goli i parë në këtë ndeshje.
Di Maria do të shënonte gol me vole pasi mori një top të bukur nga Alex Sandro.
Vlahovic (29) pati rastin e radhës ku bëri një goditje në parabollë por që përfundoi jashtë portës.
Një ndeshje e mirë nga Juan Cuadrado (38’) bëri që në të te shkaktohet penallti të cilën 4 minuta më vonë në gol do ta shndërronte sulmuesi i kësaj skuadre Dusan Vlahovic.
Pjesën e dytë Juventusi do ta niste edhe më mirë pasi që do të shënonte gol në minutën e 50-të.
Kësaj radhe Di Maria bëri një pasim të mirë për Vlahovic i cili shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje.
U deshën të kalojnë 74-të minuta që Sassuolo të rrezikonte për herë të parë në portën e Juves. Andrea Pinamonti ishte afër për të shënuar pas një gabimi të Perrin, portierit të Juventusit por megjithatë ai priti goditjen e Pinamontit.
Vlahovic (87’) pati mundësinë që ta shënonte golin e tretë në këtë ndeshje por goditja e tij u bllokua nga mbrojtja.
Me këtë fitore Juventus është në vendin e dytë në Seria A pas xhiros së parë pas Napolit të Amir Rrahmanit.
Javën e ardhshme Juventusi do të luajë kundër Sampdorias ndërkaq Sassuolo kundër Lecces.
(Kosova Sot Online)