Lajm i trishtë: Basketbollistja e njohur vdes në gjumë në datëlindjen e saj të 18-të

  • A.P /
  • 16 August 2022 - 15:23
Lajm i trishtë: Basketbollistja e njohur vdes në gjumë në datëlindjen e saj të 18-të

Basketbollistja rumune Alessia Maria Raiciu vdiq në datëlindjen e saj të 18-të, njoftoi Federata Rumune e Basketbollit.

Një nga talentet e brezit të saj ndërroi jetë në ditën më të rëndësishme dhe vdekja e saj e papritur i tronditi të gjithë në Rumani.

"Federata Rumune e Basketbollit i dërgon ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerës! Pusho në paqe Alessia", njoftoi Federata Rumune e Basketbollit, e cila konfirmoi se ajo vdiq në gjumë dhe kishte një aneurizëm.

Vdekja e parakohshme e basketbollistes Alessia Raiciu u shpjegua si një “vdekje e papritur”, dhe mjekët thonë se në shumicën e rasteve zemrat e të rinjve ndalojnë papritur, por as autopsia nuk mund të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

(Kosova Sot Online)