Asistenti i gjyqtarit e ndali sistemin VAR për ta bërë një çaj

  • A.P /
  • 16 August 2022 - 16:08
Asistenti i gjyqtarit e ndali sistemin VAR për ta bërë një çaj

Ngjarjet e pazakonta në futboll nuk kanë të ndalur.

I fundit vjen nga Egjipti ku një gjyqtar i sistemit VAR e kishte ndalur monitorin derisa po zhvillohej loja për një arsye banale.

Ish-gjyqtari Samir Ousmane e ka rrëfyer këtë rast, duke treguar se monitori i VAR-it kishte pushuar së punuari për 4 minuta dhe kjo kishte bërë që gjyqtari kryesor të pyeste për arsyet e këtij bllokimi.

Dhe, lajmi që e kishte marrë Ousmane ishte vërtet i pabesueshëm.

Njëri prej asistentëve të gjyqtarit, në këtë rast zyrtar i VAR-it kishte vendosur që ta hiqte kabllën nga priza dhe ta përgatiste një çaj ndërkohë që po luhej loja.

“Pas 4 minutash ekrani filloi të funksiononte sërish dhe arsyeja doli, një nga teknikët e VAR-it kishte shkëputur nga priza monitorët për ta përgatitur një filxhan çaji. Absurde? Jo, ka ndodhur realisht, gjithsesi, për këtë shqetësim të raportuar nga arbitri në fund të ndeshjes, nuk u mor asnjë masë.”, deklaroi ai.

(Kosova Sot Online)