Ancelotti s’di për humbje në ndeshjet debutuese në liga që nga 2008

  • A.P /
  • 16 August 2022 - 17:48
Ancelotti s’di për humbje në ndeshjet debutuese në liga që nga 2008

Ai nuk ndalet së fituari ndeshje

Carlo Ancelotti e ka zgjatur rekordin e tij shumë të mirë në debutim me fitore në Almeria, edhe pse atë e mori me ma shumë vuajtje së kishte menduar duke fituar me përmbysje 2-1.

Një humbje në Bologna në gushtin e vitit 2008 mbetet e vetja e Ancelottit në 27 debutime në liga të forta në Europë.

Në asnjë klub paraqitja e tij nuk ka qenë më e jashtëzakonshme së në Real Madrid. Në 177 ndeshje si trajner i Real Madrid, fitorja me Almerian ishte e 130-ta.

73.45 për qind është përqindja e fitoreve të tij si trajner i Real Madridit. Më e larta nga 10 skuadra që ai ka stërvitur, ku ndjeket nga pas me 70 për qind me Bayernin e Munchenit.

Interesante është së përqindja me e vogël e fitores së ndeshjes vjen në kohën kur ai udhëhoqi Reggiana në Serie A. Atë vit ai fitoi 41.46 për qind të ndeshjeve, e cila gjë ishte e mjaftueshme që të përfundonte në pozitën e katër.

Përqindja e fitoreve të Real Madridit

Kur Real Madridi do të viziton Celta Vigon këtë të shtunë, Ancelotti do të barazohet me Jose Mourinhon me 178 ndeshje në krye të Los Blancos. Ai tani është në vendin e gjashtë të listës.

Përpara ka figurën e njohur Miguel Munoz, me 605 ndeshje për 16 sezone. Por kur është në pyetje përqindja e fitoreve, askush nuk mund të krahasohet me përqindjen e Ancelotttit 73.45 për qind. Ai është para Mourinhos që ka 71.91 për qind.

Dallimi është më i qartë kur bëhet krahasimi me fitore të titujve. Me italianin, tetë tituj kanë arritur në muzeun e Real Madridit, përfshirë dy Liga të Kampionëve.

Me Mourinhon në pankinë, Real Madridi ishte shpallë tri herë kamionë, kishte marrë Kupën e Mbretit më 2011, La Ligën më 2012 dhe Super Kupën e Spanjës.

Liga e Kampionëve shkaktoi shkarkimin e Mourinhos. Ai e kishte dërguar Real Madridin deri në 1/8-ën e finales, por ishte eliminuar tri herë në gjysmëfinale. 

(Kosova Sot Online)