Sanchez kishte arritur marrëveshje personale me Milan para PSG’së

  • A.P /
  • 16 August 2022 - 18:17
Sanchez kishte arritur marrëveshje personale me Milan para PSG’së

Siç raporton L’Equipe sot, Renato Sanches kishte arritur një marrëveshje personale me Milanin para se të intervenonte Paris Saint-Germain, të cilët dyfishuan ofertën e tyre

Kuqezinjtë nuk kishin hasur në vështirësi për të gjetur një marrëveshje me 24 vjeçarin, i cili ishte i lumtur për të nënshkruar një kontratë me vlerë 3 milionë euro neto në sezon, por gjërat u bën më të vështira me Lille, të cilët nuk e zbritën vlerën e tij prej 15 milionë eurove.

Oferta më e mirë e Milanit ishte 12 milionë euro, por as kjo nuk mjaftoi për ta bindur skuadrën e Ligue 1.

PSG u përzie në treg dhe arritën ta fitojnë garën me Kuqezinjtë, duke ja dyfishuar pagën atij në 6 milionë euro në sezon. Kjo e bindi Renato Sanchesin që të largohet edhe pse ai i bëri të qarta dëshirat e tij, por kjo i lejoi parisienëve që ta arrin një marrëveshje me Lille duke paguar 13 milionë euro plus dy milionë euro shtesa.

Agjenti Jorge Mendes ishte ai që bëri dallimin gjatë negociatave: ai ishte udhëheqës i bisedimeve në mes të dy klubeve franceze dhe bëri përpjekjet që të jetësohet ajo, duke bërë transferimin e 24 vjeçarit në Paris. 


(Kosova Sot Online)