Mourinho dëshiron ta mbajë El Shaarawy në Romë

  • A.P /
  • 16 August 2022 - 18:49
Mourinho dëshiron ta mbajë El Shaarawy në Romë

Jose Mourinho raportohet së dëshiron ta mbajë në Romë Stephan El Shaarawy pavarësisht se për të janë të interesuar Atalanta dhe Monza

Sulmuesi anësor italian ka kontratë me Giallorossi deri vitin e ardhshëm, që tregon se skuadra mund të fitojë prej tij duke e shitur vetëm gjatë këtij viti, këtij afati më konkretisht. Monza dhe Atalanta kanë shprehur interesin e tyre për El Shaarawy këtë verë por largimi nga Roma nuk duket se do të ndodh.

Siç raporton Il Messaggero, Mourinho ende i beson El Shaarawyt dhe dëshiron ta mbajë atë në Romë për këtë sezon, edhe nëse Andrea Belotti vjen si transfer i lirë në këtë skuadër.

Ish sulmuesi anësor i Milan pati një paraqitje të mirë në ndeshjen e parë të sezonit kundër Salernitanas, por duket se ai do të këtë një rol më të shpejt nën urdhrat e trajnerit portugez këtë sezon për sezonin e ri të skuadrës nga kryeqyteti.

Sezonin e kaluar, El Shaarawy shënoi shtatë gola dhe bëri një asisit në 36 paraqitje në të gjitha garat, por kryesisht ishte përdorur gjatë rotacioneve që bënte skuadra e Mourinhos.


(Kosova Sot Online)