Drita mbetet tri javë pa Mulin

  • A.P /
  • 16 August 2022 - 19:39
Drita mbetet tri javë pa Mulin

Nënkampioni aktual i Kosovës ka njoftuar përmes një njoftimi se lojtari i tyre, Muharrem Jashari, i njohur me nofkën Muli, do të jetë jashtë fushave të blerta shkaku i një lëndimi.

Muharrem Jashari – Muli, nuk do të jetë në gjendje që t’i ndihmojë Dritës për së paku tri javë, pasi që ka marrë një lëndim.

Këtë lëndim e kanë konfirmuar në media faqja zyrtare e FC Dritës në Facebook.

“Lojtari ynë, Muharrem Jashari ka pësuar një lëndim në ndeshjen hapëse të kampionatit përballë ish skuadrës së tij, KF Trepça ’89”, ka shkruar Drita.

Sipas skuadrës nga Gjilani edhe pse fillimisht ishte besuar se ai ka pasur një frakturë, doli që të jetë vetëm një tërheqje e vogël muskulore që do ta mbajë atë jashtë vetëm për tri javë.

“Në ekzaminimet e para doli që Muli ka pësuar frakturë dhe ka mbyllur sezonin vjeshtorë, por pas ekzaminimeve shtesë rezultoi që Muli ka pësuar lezion të ligamentit të shkallës së dytë që do ta mbajë jashtë fushës vetëm tre javë”, shkruhet ndër të tjera në këtë njoftim të Dritës.

(Kosova Sot Online)