Interi do ta kërkojë Akanjin pasi Casadei të kalon në Chelsea

  • A.P /
  • 16 August 2022 - 21:02
Interi do ta kërkojë Akanjin pasi Casadei të kalon në Chelsea

Interi raportohet se janë duke bërë një lëvizje konkrete për mbrojtësin e Borussia Dortmund, Manuel Akanji, sidomos pasi ata të kenë arritur marrëveshjen për shitjen e Cesare Casadei në Chelsea.

Zikaltërit janë gati për ta shitur sulmuesin e talentuar italian tek Blutë e Londrës për rreth 15 milionë euro plus pesë milionë të tjera bonuse, një marrëveshje kruciale për klubin që navigon me financa për shkak të krizës që ka. Inter po ashtu e kanë shitur Andrea Pinamontin të Sassuolo për rreth 20 milionë euro, gjë që i ka ndihmuar ata që mos të humbasin lojtarë të formacionit bazë.

Siç raporton Gianluca Di Marzio, porsa të finalizohet shitja e Casadei në Chelsea ata do të fillojnë tratativat serioze për Akanjin, në mënyrë që Simone Inzaghi ta forcojë mbrojtjen. Klubi do të presë dritën e gjelbër nga Steven Zhang para se ta blejë mbrojtësin zviceran.

27 vjeçari ka kontratë me Borussia Dortmund deri vitin e ardhshëm dhe ai duhet të shitet nga klubi këtë muaj nëse Dortmund dëshiron ta shesë më para, përndryshe ai do të largohet si transfer i lirë nga skuadra vitin e ardhshëm. 

(Kosova Sot Online)