Januzaj pritet të përfundojë në Serie B

  • A.P /
  • 16 August 2022 - 22:08
Januzaj pritet të përfundojë në Serie B

Skuadra e Serie B, Genoa raportohet se ka në listë për ta transferuar Adnan Jonuzaj këtë verë, pasi që belgu konsiderohet lojtar pa kontratë

Sulmuesi 27 vjeçar i Belgjikës për momentin është lojtar i lirë pasi që kontrata e tij me Real Sociedadin skadoi në fund të muajit të kaluar dhe ai është në kërkim të një skuadre të re. Januzaj luajti pesë vite në Spanjë dhe tani është i gatshëm për një aventurë të re.

Siç thekson Calciomercato.com, Genoa janë të interesuar për të nënshkruar me Januzaj dhe 27 vjeçari është i hapur për një kalim në këtë skuadër, edhe pse klubi për momentin luan në Serie B. Ai po ashtu është raportuar se është duke u kërkuar nga disa klube të Premier Ligës por oferta konkrete për të ende nuk ka.

Lajmet të reja priten për të javëve të fundit, me ish sulmuesin e Manchester United që dëshiron të gjejë një klub të ri para fundit të muajit.

Gjatë pesë viteve të tij me Real Sociedad, Januzaj bëri 168 paraqitje në të gjitha garat. Gjatë kësaj kohe ai shënoi 23 gola dhe bëri 21 asiste, si dhe ndihmoi skuadrën e tij për ta fituar Kupën e Mbretit. 

(Kosova Sot Online)