Usyk po bëhet gati për mbrojtjen e titullit

  • A.P /
  • 16 August 2022 - 22:21
Usyk po bëhet gati për mbrojtjen e titullit

Anthony Joshua e “kërcënoi” gjatë ditës Oleksandra Usyk, por gjatë mbrëmjes ukrainasi ka publikuar një video ku duket së është i gatshëm për mbrojtjen e titullit

Në një video që Usyk ka postuar në rrjetet sociale, shihet se ukrainasi është në formë të lartë dhe i gatshëm që të përballet me Joshuan.

Joshua pati fjalë të mëdha sot paradite..

“Do ta thyej kundërshtarin. Nuk më intereson se sa i fortë është ai, shpirti im luftarak do t’i kalojë të gjitha pengesat”, deklaroi Joshua për “Sky Sports Box Office

Mirëpo, ai nuk do të ketë punë të lehtë pasi edhe Usyk është i vendosur për ta mbrojtur titullin e kampionit të botës.

Usyk është edhe më i motivuar pas luftës që nisi në Ukrainë, e ku për një kohë të shkurtër shkoi edhe vetë për të luftuar, por që u lirua nga shteti për të shkuar dhe për t’u përgatitur pasi ky u konsiderua si një interesa nacional.

(Kosova Sot Online)