Barcelona dhe Xavi nuk pajtohen për Aubameyang

  • A.P /
  • 17 August 2022 - 14:41
Barcelona dhe Xavi nuk pajtohen për Aubameyang

Klubi nga Londra, Chelsea, ka aranzhuar takimin e radhës këtë javë me përfaqësuesit e Pierre Aubameyang, sipas gazetarit Fabrizio Romano.

Anglezët dëshirojnë të arrijnë marrëveshje me sulmuesin nga Gaboni, derisa Barcelona nuk e cilëson si të pashitshëm atë, duke ia vënë çmimin prej 30-të milionë eurove.

Në anën tjetër, trajneri i tij, Xavi Hernandez nuk e dëshiron largimin e Aubameyang, pasi e sheh si pjesë të rëndësishme të ekipit edhe për këtë sezon.

(Kosova Sot Online)