Milani mund të përballet dy ndeshje radhazi me një lojtar por me ekipe të ndryshme

  • A.P /
  • 17 August 2022 - 16:24
Milani mund të përballet dy ndeshje radhazi me një lojtar por me ekipe të ndryshme

Milani në fundjavë do të luaj me Atalantën në ndeshjen e javës së dytë të Serie A.

Një rast i veçantë mund të jetë me mbrojtësin Brandon Soppy i cili mund të luaj dy ndeshje radhazi kundër Milanit dhe atë me ekipe të ndryshme.

Në fakt, marrëveshja mes Atalantës dhe Udineses për anësorin mbi bazën e 9 milionë eurove është drejt arritjes.

Nëse marrëveshja do të realizohej në orët e ardhshme, lojtari francez mund ta gjente veten duke luajtur kundër Milanit dy herë radhazi, por me dy fanella të ndryshme, nje rast unik aq sa edhe kurioz. Soppy beri nje ndeshje te mire ne San Siro me fanellën e Udineses.

(Kosova Sot Online)