Atletico nuk e ka ndërmend ta shesë Joao Felixin

  • A.P /
  • 17 August 2022 - 20:50
Atletico nuk e ka ndërmend ta shesë Joao Felixin

Atletico Madrid nuk e ka në planet e tij ta shes yllin e skuadrës, Joao Felix.

Manchester Unitedi dërgoi një ofertë prej 130 milionë eurosh për portugezin, por ajo u refuzua menjëherë nga spanjollët.

Gjithashtu, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se Atletico Madrid nuk e ka ndërmend ta shesë as Matheus Cunhan për 50 milionë euro.

John Murtough ka qenë në kontakte direkte me Atletico Madridin dhe përgjigjja ishte negative.

(Kosova Sot Online)