Casemiro edhe më pranë Man Utd-s, braziliani do të bisedojë me Ancelottin

  • A.P /
  • 18 August 2022 - 17:10
Casemiro edhe më pranë Man Utd-s, braziliani do të bisedojë me Ancelottin

Manchester Unitedi duket se është pranë arritjes së marrëveshjes me Casemiron.

“Djajtë e Kuq” ia kanë prezantuar një ofertë brazilianit, me pagë më të madhe se ajo që merr momentalisht te Real Madridi, që prek shumën e 11 milionq eurove.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se mesfushori brazilian do të ketë një bisedë me trajnerin Carlo Ancelotti, për të diskutuar të ardhmen e tij

Tani, Manchester United i ka vendosur të gjitha forcat te nënshkrimi me Casemiron, pasi që në muajin e fundit nuk ka marrë asnjë sinjal nga Frenkie de Jong.

(Kosova Sot Online)