Chelsea përgatit ofertën për Aubameyangun

  • A.P /
  • 18 August 2022 - 18:38
Chelsea përgatit ofertën për Aubameyangun

E ardhmja e Pierre-Emerick Aubameyang në Barcelonë mbetet ende e paqartë pavarësisht se ka luajtur mirë që kur iu bashkua klubit katalanas gjatë afatit kalimtar të janarit.

Chelsea thuhet se është i interesuar për të nënshkruar me 33-vjeçarin, me raportet që theksojnë se ata janë gati të bëjnë një ofertë prej 20 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

Deri më tani, nuk ka asnjë ofertë në tavolinë. Edhe pse të dy klubet kanë zhvilluar bisedime, ekipi anglez është në pritje para se të bëjë lëvizjen përfundimtare, transmeton Gazeta Express.

Nëse do të ndodhte një ofertë, ajo do t’i siguronte Barcelonës një fluks parash që do të shkonte direkt në bilancin e tyre, duke pasur parasysh se Aubameyang mbërriti në një transferim të lirë.

Xavi shpreson që sulmuesi të mbetet në dispozicion të tij, por ai e di situatën aktuale financiare të klubit.

Gjithashtu, qëllimi kryesor i Barcelonës në këtë kohë është të ulë faturën e pagave për të regjistruar Jules Kounden. 

(Kosova Sot Online)