Chelsea e dërgon ofertën e parë për Aubameyangun

  • A.P /
  • 19 August 2022 - 16:23
Chelsea e dërgon ofertën e parë për Aubameyangun

Chelsea e ka dërguar ofertën e parë në drejtim të Barcelonës për Pierre-Emerick Aubameyang.

19 milionë euro dhe pesë milionë të tjera shtesa është oferta që londinezët i kanë bërë katalonasve

Mes lojtarit dhe Chelseat gjithçka është e zgjidhur, sulmuesi gabonez do të fitojë dyfish më shumë pagë sesa që ka te Barcelona.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse Barcelona do ta pranojë këtë ofertë, pasi ata kërkojnë 30 milionë euro për ta liruar lojtarin.


(Kosova Sot Online)

Kujtojmë se katalonasit e morën falas Aubameyangun nga Arsenali. /Gazeta Express/