Udinese e kërkon Bellerinin

  • A.P /
  • 19 August 2022 - 16:56
Udinese e kërkon Bellerinin

Mikel Arteta ka insistuar se nuk “ka asgjë të re” në lidhje me synimin e Udineses, Hector Bellerin, por sipas La Gazzetta dello Sport, mbrojtësi spanjoll “nuk është një ëndërr e pamundur” për Friulani

Udinese janë duke kërkuar një zëvendësim për Brandon Soppy, i cili u transferua në Atalanta.

Sky Sport Italia dhe La Gazzetta dello Sport thonë se ish lojtari i huazuar në Betis është synimi kryesor për Friulani, të cilët kanë lidhje të mira me klubin anglez.

Kjo është arsyeja pse marrëveshja nuk është e pamundur për skuadrën e Andrea Sottil, pavarësisht kërkesave të larta të Arsenalit dhe pagës së lojtarit. Bellerin pranoi shkurtim page kur ju bashkua Betisit sezonin e kaluar, por prapë fitoi për një sezon 3.5 milionë euro në Spanjë.

Nëse Udinese do ta marrin Bellerinin në huazim, 27 vjeçari do ta zgjasë kontratën me Arsenalin edhe për një sezon, pasi që kontrata e tij e tanishme përfundon më 2023. Skuadra nga Premier Liga e kishte dërguar për gjashtë muaj në huazim Pablo Mari në Udinese në janar.

Më shumë zhvillime pritet të ndodhin këto ditë pasi që trajneri i Arsenalit, Arteta, konfirmoi sot së nuk ka “diçka të re” në lidhje me të ardhmen e spanjollit. 


(Kosova Sot Online)