Interi në alarm të kuq, pasi trajneri i PSG-së paralajmëroi goditje të reja në treg

  • A.P /
  • 19 August 2022 - 17:03
Interi në alarm të kuq, pasi trajneri i PSG-së paralajmëroi goditje të reja në treg

Christophe Galtier ka konfirmuar që Paris Saint-Germain janë në “nguti” për ta përmirësuar skuadrën e tyre në mes të lajmeve se një ofertë e re për Milan Skriniar është bërë në drejtim të Interit

Zikaltërit kanë shpresuar se do ta shmangin shitjen e një prej lojtarëve të tyre kryesor këtë verë, një gjë që i ka detyruar ata ta bëjnë këtë vitin e kaluar, teksa kanë shitur talentet e akademisë si Andrea Pinamonti dhe Cesare Casadei, të cilët konsideroheshin yjet e së ardhmes së kësaj skuadre.

Skriniar ishte njëra prej temave më të nxehta me të filluar vera por oferta fillestare e PSG-së nuk ishte bindëse për Interin. Megjithatë, tani, gjërat mund të kenë ndryshuar.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Galtier ka folur për atë së PSG ka nevojë për të bërë disa përforcime të shpejta, me më pak së dy javë deri në fund të afatit kalimtar.

“Nga fundi i gushtit deri më 13 nëntor, ne do të luajmë çdo tri ditë, kështu që Campos, presidenti dhe unë i kemi identifikuar qartë futbollistët të cilët mund të na japin diçka ekstra në këtë aspekt”, ka thënë Galtier.

“Por ka një realitet në tregun e transferove, aspekti ekonomik dhe komercial dhe ne kemi shumë lojtarë nën kontratë, të cilët duhet të shiten për t’u reduktuar skuadra”.

“Pastaj ka një hapësirë mes një skuadre ekonomike dhe një skuadre sportive dhe ne duhet të punojmë shpejt. Fakti që këta lojtarë nuk do të vinë menjëherë, që të integrohen sa më shpejt që është e mundur në ambientin e tyre të ri dhe në sistemin tonë të lojës, na penalizon ne në kuptimin sportiv”.

L’Equipe raportoi sot se PSG duket se është gati të ofrojë më shumë së 60 milionë euro për Skriniar, një gjë që nuk e kishin bërë më herët në këtë verë. Interi dëshiron afër 70 milionë euro, por kjo shumë në mes të dy klubeve mund të përmbyllet në javën e fundit të afatit kalimtar. 

(Kosova Sot Online)