“Xhebrailat” kërkojnë nga Kryetari i tyre që dita e enjte të jetë pushim për Suharekën

  • A.P /
  • 19 August 2022 - 17:32
“Xhebrailat” kërkojnë nga Kryetari i tyre që dita e enjte të jetë pushim për Suharekën

Grupi ultras i tifozëve të Ballkanit, “Xhebrailat” kanë reaguar në Facebook me një kërkesë për kryetarin e Komunës së tyre, Bali Muharremaj

Ky grup ka kërkuar nga kryetari Muharremaj që dita e enjte e javës së ardhshme të jetë ditë pushimi për Komunën e Suharekës.

Kjo për shkak së ndeshja e kthimit në mes të FC Ballkani dhe FC Shkupi pritet të luhet në Prishtinë të enjten e ardhshme, më 25 gusht.

“I nderuari Kryetari ynë i Komunës, z.Bali Muharremaj

Kërkojmë nga ju që data 25 gusht që i bie ditë e Enjte, që në Komunën tonë të jetë ditë pushimi, për ta shijuar këtë datë historike të gjithë ne. Dhe ta ken mundësin të gjithë të vinë në këtë ndeshje historike për qytetin tonë!”, thuhet në këtë kërkesë të Xhebrailave.

Ballkani është shumë afër për ta

shkruar historinë pasi që mund të bëhet klubi i parë kosovarë që do të garon në një garë europiane të futbollit.

(Kosova Sot Online)