E konfirmon Guardiola: Ka përfunduar afati i transfereve për Manchester City

  • A.P /
  • 19 August 2022 - 19:55
E konfirmon Guardiola: Ka përfunduar afati i transfereve për Manchester City

City ka blerë këtë verë futbollistë si Haaland, Phillips dhe Gomez, por kampionët e Premier Ligës nuk pritet që të bëjnë goditje të tjera gjatë këtij afati kalimtar

Pep Guardiola beson së Manchester City e ka përfunduar biznesin e tyre gjatë kësaj vere, vetëm nëse ndonjë e papritur e madhe ndodh deri në ditën e fundit të afatit kalimtar. Kampionët e Premier Ligës kanë blerë lojtarë cilësorë këtë afat, si Erling Haaland nga Borussia Dortmund, mesfushorin e Leeds, Kalvin Phillips dhe mbrojtësin e majtë Sergio Gomez nga Anderlecht për një çmim komplet 104 milionë funte.

Sulmuesi Julian Alvarez po ashtu ju bashkua skuadrës pasi u transferua nga River Plate në janar dhe Guardiola nuk është duke shikuar për të sjellë fytyra të reja në skuadër, vetëm nëse largohet ndonjë yllë nga skuadra e tij.

Kush mund të largohet nga City?

Barnardo Silva vazhdon të lidhet me një transferim në Barcelona pavarësisht vështirësive financiare që ka skuadra nga Camp Nou.

Gjigantët spanjoll kanë shitur katër “leva financiare” që i ka lejuar ata të blejnë disa lojtarë cilësorë, përfshirë Robert Lewandowski, Raphinha dhe Jules Kounde.

Por, Kounde ende nuk është regjistruar për të luajtur në La Liga dhe Barça duhet të shesë ndonjë lojtarë tjetër për të sjellë një fytyrë të re, me thashethemet që ata mund ta shesin mesfushorin holandez, Frenkie de Jong.

Çfarë ka thënë Guardiola për transferët?

Përfaqësuesi i U-21 të Spanjës, Gomez, e kompletoi kalimin e tij nga Anderlecht këtë javë si zëvendësues i Oleksandr Zinchenkos dhe Guardiola ka thënë se ai do të jetë në përbërjen e skuadrës që do të luajë kundër Newcastle të dielën.

I pyetur nëse City ka përfunduar me blerje këtë afat kalimtar, Guardiola tha: Me sa duket, po. Por, nëse dikush largohet apo kemi ndonjë problem që ne nuk e presim mund të ndodh ndonjë gjë, por më sa duket deri me tani i kemi përfunduar të gjitha marrëveshjet”.

Ai vazhdimisht ka thënë së lojtarë që nuk janë të lumtur në City mund të largohen, duke aluduar kështu në Bernardo Silvan që me sa duket është i interesuar të kalojë në Spanjë.

(Kosova Sot Online)