Serbi për serbin – si e solli Vlahovic Kosticin në Juventus

  • A.P /
  • 19 August 2022 - 20:51
Serbi për serbin – si e solli Vlahovic Kosticin në Juventus

Filip Kostic ka mbajtur konferencën e tij të parë si lojtarë i Juventusit, ku ka folur për transferimin e tij dhe marrëdhëniet që ai ka me shokun e tij të skuadrës, Dusan Vlahovic

Sulmuesi 28 vjeçar serb ju bashkua Bardhezinjve javën e kaluar nga Eintracht Frankfurt në një transferim që i kushtoi “Zonjës së vjetër” që milionë euro. Kostic pritet të jetë një lojtar i duhur për skuadrën e Massimiliano Allegrit, pasi që është një lojtar shumë kreativ që luan në krahun e majtë të fushës.

Duke folur në një konferencë për shtyp sot, Kostic ka treguar së pari kalimin e tij nga Eintracht Frankfurt në Juventus.

“Definitvisht jam shumë i lumtur këtë. Momenti më i mirë? Hyra në një ndeshje ku fitonim 3-0, fitorja më bëri të lumtur dhe ky është një moment më i mirë i imi ndoshta”.

Ai ka komentuar se si është të kesh serbë të tjerë në klub dhe sa ndikon kjo.

“Nuk ka ndikuar tek unë, është thjesht diçka më shumë, diçka pozitive që unë e marrë në konsideratë. Për mua është mirë që jam këtu, jam i lumtur që do të luajë më ta”.

29 vjeçari ka folur për rolin e tij në fushë dhe ku dëshiron ai të luajë.

“Nuk jam unë ai i cili vendosi. Unë luaj në formacionin që e cakton trajneri”.

Në fund, Kostic ka folur për marrëdhëniet e tij me Vlahovic dhe sulmuesi ka thënë se ato janë shumë të mira.

“Kur ne ishim bashkë në Kombëtare, Dusani me ka pyetur se çfarë mendoja që t’i bashkohesha atij në Juventus, ai me tha se do të ishte i lumtur që të vija këtu. Ai me tregoj gjëra të mira për klubin, tani e shoh së ai kishte të drejtë”.

“Gjithçka është materializuar. Në lojë, megjithatë, lëvizja ideale e imja është të bëjë asiste të mira nga më shumë së 20 metra dhe në zonën e penalltisë. Dusan do të këtë më shumë raste”.

Kostic ishte njëri prej lojtarëve krijues më të mirë në Bundesliga viteve të fundit, një kontribuues kryesor në sulmin e Eintracht Frankfurtit. Vitin e kaluar, sulmuesi anësorë serb shënoi shtatë gola dhe bëri 15 asiste në 43 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën.


(Kosova Sot Online)