Poezia me pullë të kuqe që Ryan Giggs ia kushtoi Kate Greville

  • A.P /
  • 19 August 2022 - 21:16
Poezia me pullë të kuqe që Ryan Giggs ia kushtoi Kate Greville

Një poezi erotike e shkruar nga Ryan Giggs për Kate Greville është lexuar gjatë gjykimit nga gjykatësit e rastit, teksa uelsiani është duke u akuzuar për sulm seksual dhe për një shtatzëni të detyrueshme të ish partneres së tij

Gjykimi i Ryan Giggs, i cili është akuzuar nga ish partnerja e tij, Kate Greville për sulm seksual dhe për detyrim që të mbetet shtatzënë, po vazhdon.

Juria e gjykatësve të Manchester Crown Court ka dëgjuar mesazhet që Giggs ia ka dërguar Kate Greville, përfshirë këtu edhe një poezi romantike me tone erotike,

Më poshtë lexoni poezinë e Ryan Giggs dërguar Kate :

E dashura Kate,

Dashuria jonë ishte një fat pa asnjë mëdyshja,

Se rashë në dashuri me ju që në shikimin e parë

E mbaj mend sepse isha duke fluturuar në qiell nga lumturia

Ata sy të tu me bën të dridhem

Do ju gënjen nëse nuk të them që mendova për ty, ëndërrova për ty

S’mund ta imagjinoja së të tërhiqja ty do ishte tronditja ime më e madh

Ai stomak, ato kofshë

Ato fotografi që me dërgoje, që ende i ruaj me dashuri

Ti më bën të ndihem mirë, kur thellohem në ty

Sidomos kur ti je aty dhe me shikon me atë shikim

Filloj të mendoj se ju gjithmonë keni të drejtë

Në rregull, është mirë të jetë pak ngushtë

Po e përfundoj duke thënë se ti je dashuria ime, shoku im, shpirti i imë

Mbi të gjitha ti me beson, e cila gjë që me bën një totem të fort për ty

Për çka po akuzohet Ryan Giggs?

Giggs është duke u akuzuar se e ka sulmuar Kate Greville dhe motrën e saj, Emma në shtëpinë e saj në Worsley, lagje në Manchesterin veriperëndimor më 1 nëntor 2020.

Ai po ashtu është akuzuar se ka dashur ta kontrollojë Kate Grenville dhe ta detyrojë atë që të mbetet shtatzënë nga viti 2017 deri në nëntor 2020.

Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs, i ka mohuar të gjitha akuzat.

(Kosova Sot Online)