Chelsea afër Aubameyang, Juventusi është gati për Depay

  • A.P /
  • 19 August 2022 - 21:18
Chelsea afër Aubameyang, Juventusi është gati për Depay

Chelsea ka kryer pothuajse punë me Pierre Aubameyang, pasi që ka arritur një akord për kushtet personale të tij, e njëjta gjë raportohet edhe për Memphis Depay

lutë e Londrës po vazhdojnë të jenë në kryeqytetin e Katalonisë për t’u marrë vesh me Barcelonën për Aubameyang, teksa Depay është shumë afër kalimit në Juventus.

iç raporton gazetari Fabrizio Romano, tani sytë janë nga Depay, edhe pse duhet të presin për disa orë për Aubameyangun pasi që Blutë nuk janë të çmendur për të paguar 30 milionë euro për gabonezin.

“Chelsea pothuajse ka arritur marrëveshje personale me Pierre Aumbameyang në 24 orët e fundit, por nuk e ka në plan që të paguajë një shifër të lartë të parave për Barcelonën. As që diskutohet 30 milionë euro për ta. ?? #CFC”, ka shkruar Romano, transmeton GazetaExpress.

“Chelsea dëshiron t’i investojë 15 milionë funte në lojtarin – përndryshe do të largohen nga gara. Por janë duke pasur progres në bisedime”.

Një takim është paraparë që të ndodh në orët e mbrëmjes në mes të Chelseat dhe Barcelonës e cila pritet të këtë një akord në mes të skuadrave.

Në anën tjetër bisedime pritet që të këtë edhe mes Depayt dhe Juventusit.

“Jo vetëm që është arritur një marrëveshje Aubameyang-Chelsea. Bisedimet kanë përparuar mirë edhe për Memphis Depay në Juventus – tani me kanë filluar bisedimet dy paleshe për lojtarin ?? #FCB”, shkruan Depay.

Barça dëshiron që ta regjistrojë Kounden sa më shpejt që të mundet dhe pasta të fokusohet në transferimin e Marcos Alonsos dhe një lojtari tjetër të krahut. 


(Kosova Sot Online)