Casemiro lojtar i Manchester United

  • A.P /
  • 19 August 2022 - 21:36
Casemiro lojtar i Manchester United

Manchester United e ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Casemiro

Këtë ata e kanë zyrtarizuar me anë të një postimi  në rrjetet sociale, përmes llogarive të tyre të verifikuara.

“Jemi të lumtur që të ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje për transferimin e Casemiros”, thuhet në njoftimin e djajve të kuq.

Largimin e mesfushorit e ka konfirmuar edhe klubi spanjoll në faqet e tyre.

Casemiro do t’i përfundojë testet mjekësore dhe mandej do të pajiset me vizë pune për të luajtur në United.

(Kosova Sot Online)