Superliga vazhdon sot, këto janë tri përballjet

  • A.P /
  • 21 August 2022 - 13:59
Superliga vazhdon sot, këto janë tri përballjet

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me ndeshjet e javës së dytë.

Ferizaj do të jetë nikoqir i Prishtinës në ndeshjen që nis nga ora 17:00. “Ujqit” kërkojnë pikët e para të sezonit, ndërsa Prishtina fitoren e dytë radhazi.

Gjilani-Malisheva do të jetë ndeshja tjetër sot në program. Edhe ky takim do të fillojë nga ora 17:00.

Kurse, nga ora 20:00, do të luhet ndeshja e fundit e kësaj jave, ajo mes Ballkanit dhe Drenicës, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

(Kosova Sot Online)