Casemiro s’e ka marrë ende vizën

  • S.A /
  • 22 August 2022 - 11:24
Casemiro s’e ka marrë ende vizën

Manchester United nuk do të mundë të llogarisë në përforcimin më të ri, Casemiro për duelin e sontëm ndaj Liverpoolit.

Mesfushori brazilian e kompletoi transferimin tek “Djajtë e Kuq” nga Real Madridi fundjavën që shkoi. 

Por, përfaqësuesi brazilian nuk mund të jetë ende në dispozicion të klubit nga “Old Trafford”.

Kjo për shkak të praktikave dhe procedurave që duhet t’i kalojë braziliai, të cilit i duhet të marrë vizë britanike e më pas të regjistrohet në klubin e tij të ri.

Sipas të gjitha gjasave, ndeshja e parë me ekipin e ri për Casemiron do të jetë ajo e së shtunës së ardhshme ndaj Southamptonit.

Casemiro befasisht vendosi të largohej nga “Santiago Bernabeu” për ta provuar një eksperiencë të re në “Teatrin e Ëndrrave”, ku sigurisht se do të paguhet më shumë dhe e fitoi një kontratë afatgjate.

Bashkë me Modricin dhe Kroosin, ai e ka përbërë një prej mesfushave më të mira në histori të futbollit.

Mision i Casemiros është që së bashku me shokë të mundohen ta këndellin Manchester Unitedin. 

(Kosova Sot Online )