Ten Hag e poshtëroi Ronaldon

  • S.A /
  • 23 August 2022 - 09:40
Ten Hag e poshtëroi Ronaldon

Cristiano Ronaldo e ka prekur fundin në Manchester United. Ylli portugez ishte protagonist, por për të keq tek “Djajtë e Kuq”. Në fakt, ekipi nga “Old Trafford” e fitoi derbin e madh me Liverpoolin edhe pa të.

Trajneri Erik ten Hag e poshtëroi atë duke e inkuadruar në lojë mbrëmë vetëm 4 minuta pa përfunduar loja.

Pra, pesë herë fituesi i Topit të Artë luajti vetëm 240 sekonda, plus 5 minuta të kohës shtesë.

Ai kishte përfunduar në bankinë edhe në lojën e parë sezonale, ndërsa në atë të dytë ishte titullar, por nuk tregoi thuajse asgjë pasi nuk e ka më mendjen dhe fokusin në “Teatrin e Ëndrrave”.

37 vjeçari po e kërkon largimin nga Manchester United dhe i ka edhe 10 ditë kohë për ta bërë një gjë të tillë.

Ai po e do një klub në të cilin do të mundë të luante në Ligën e Kampionëve, një mundësi që s’ia ofron dot Man Utd.

Golat për “Djajtë e Kuq” mbrëmë i shënuan Sancho dhe Rashford, shkruan “Gazeta Express”.

Kjo mund të ketë qenë ndeshja e fundit, ose e parafundit për ish-futbollistin e Sporting Lisbonës, Real Madridit e Juventusit me Man Utd, në eksperiencën e tij të dytë. 

(Kosova Sot Online )