Nëna e djaloshit që Ronaldo ia theu telefonin, paralajmëron veprime ligjore ndaj portugezit

  • S.A /
  • 23 August 2022 - 16:06
Nëna e djaloshit që Ronaldo ia theu telefonin, paralajmëron veprime ligjore ndaj portugezit

Sarah Kelly po planifikon të ndërmarrë veprime ligjore kundër “arrogantit” Cristiano Ronaldo pasi ai theu telefonin e djalit të saj. 37-vjeçarja foli pasi sulmuesi i Manchester United pranoi një paralajmërim për një incident në Goodison Park sezonin e kaluar. Kelly thotë se mbeti në lot pasi Cristiano Ronaldo i telefonoi disa ditë pasi theu telefonin e djalit të saj në tokë.Ylli portugez ka kërkuar falje pasi u kap në kamera duke i thyer telefonin 14-vjeçarit, Jacob. Kampioni  u duk se i goditi dorën Jacob Harding  kur ai u largua nga fusha pasi skuadra e tij u mund nga Evertoni.

Ronaldo më vonë  i kërkoi falje 14-vjeçarit, i cili është me autizëm.Në fillim të këtij muaji, ylli portugez u intervistua nga policia në lidhje me një sulm të dyshuar dhe dëmtim kriminal. Policia e Merseyside më vonë konfirmoi: “Çështja është trajtuar me kujdes. Çështja tani ka përfunduar”.

Por, Sarah thotë se ndihet e mashtruar – dhe pretendon se po planifikon të ndërmarrë veprime ligjore kundër Ronaldos, raporton Mirror.“Dua të shoh drejtësi sepse nuk ka pasur”, deklaroi ajo për mediumin. Sarah thotë se ajo u kontaktua nga lojtari me telefon në ditët pas incidentit, por pretendon se ajo mbeti “duke qarë” për shkak të qëndrimit të tij. Ronaldo dyshohet se i tha asaj se ai nuk kishte “shkelmuar apo grushtuar askënd” gjatë bisedës. “Isha tërbuar dhe zemra më pomponte”, shtoi ajo. Mësohet se Ronaldo ka pranuar të dëmshpërblejë Jacobin dhe nënën e tij.

(Kosova Sot Online )