Cavani gjithnjë e më afër Valencias, pas përvojës së “keqe” në United

  • A.P /
  • 23 August 2022 - 21:55
Cavani gjithnjë e më afër Valencias, pas përvojës së “keqe” në United

Edinson Cavani është rrugës për t’ju bashkuar Valencias si transfer i lirë pasi që u largua nga Manchester United në fund të sezonit të kaluar.

Kjo lëvizje e tij pritet të ndodh pasi Cavani u largua nga Manchester United këtë verë, duke thënë se largimi i tij nga aty i lënë një “shije të hidhur” për shkak të mungesës së suksesit të tij personal dhe ekipor në fund të aventurës së tij në Old Trafford. Cavani, në anën tjetër, u etiketua si “një turp i madh” nga legjenda e klubit Paul Scholes, i cili i vuri në pikëpyetje përkushtimin e tij ndaj klubit.

Cavani, megjithatë, ka pasur shumë oferta këtë verë, fillimisht u lidh me Boca Juniors dhe Villarreal. Megjithatë, oferta më e mirë për të erdhi nga Nice, të cilët dëshironin ta paguanin Cavanin më shumë së dyfishi që ofroi Valencia.

Por, meqë ai ka luajtur në Itali, Francë dhe Angli, një kalim në Spanjë duket logjik për një sulmues si Cavani. Pasi që kishte probleme me formë dhe fitnes në United, ai do të këtë shanse të tregojë që ai është ende Cavani i vjetër në një klub si Valencia, të cilët shpresojnë së uruguaiani do t’i kthejë ata drejt majave të La Ligës.

Marrëveshja është afër të finalizohet, me Cavanin që kërkon për të gjetur një klub të ri para se afati i verës të mbyllet në Europë. Me ardhjen e Cavanit, Valencia do të mundohet që ta largojë ose Marcos Andre apo Maxi Gomez për t’i lënë vend pagës së uruguaianit.

(Kosova Sot Online)