“Nike” heq dorë nga Zeniti, klubi rus e mbulon simbolin dhe luan me fanella të sezonit të kaluar

  • S.A /
  • 25 August 2022 - 09:10
“Nike” heq dorë nga Zeniti, klubi rus e mbulon simbolin dhe luan me fanella të sezonit të kaluar

Zenit San Petersburg nuk e ka zbuluar ende fanellën e sezonit 2022/23.

Arsyen e zbulon “Footy Headlines”, sipas të së cilit, Nike, sponsori i klubit rus, është tërhequr për shkak të luftës në Ukrainë dhe për këtë motiv ka refuzuar që ta vazhdojë kontratën dhe për t’i krijuar fanellat e reja.

Kështu, skuadra ruse po i vesh fanellat e sezonit të kaluar, duke e mbuluar logon e Nike me një simbol tjetër, duke dalë aspak serioze. Klubet dhe sporti rus u bë “persona non-grata” në sportin botëror, duke u përjashtuar thuajse nga të gjitha aktivitetet sportive. 

(Kosova Sot Online )