Tifozët e Besiktasit e presin si hero Dele Allin

  • G.G /
  • 25 August 2022 - 14:25
Tifozët e Besiktasit e presin si hero Dele Allin

Dele Alli ka zbarkuar në Turqi për ta kompletuar huazimin në Besiktas.

Ish-futbollisti i Tottenhamit është pritur si hero në Stamboll nga tifozët e klubit të tij të ri.

Pamjet që vijnë nga Stambolli e shfaqin futbollistin e Evertonit teksa pritet ngrohtë nga brohoritjet dhe këngët mikpritëse të tifozëve të njohur turq.

Mesfushori anglez u largua nga Evertoni për gjysmë viti, ndërsa kishte arritur në “Goodison Park” vetëm në muajin janar.

Kishte shpresa që ai do ta shpëtonte karrierën duke u larguar nga Tottenhami, por ai dështoi ta gjente veten edhe në ekipin e Frank Lampardit.

Përfaqësuesi anglez i bëri 13 paraqitje dhe nuk e realizoi asnjë gol, ndërsa në Turqi do ta ketë një start të freskët, në synim për ta rikthyer formën e dikurshme.

Ai arriti në Turqi në orët e hershme të së enjtes, ku u prit nga qindra tifozë të Besiktasit.

Futbollisti ofanziv do t’ju nënshtrohet sot vizitave mjekësore para se të zyrtarizohet nga klubi turk.

26 vjeçari u pa duke i udhëhequr tifozët në këndime dhe duke i duartrokitur dhe falënderuar ata për mikpritjen. 

(Kosova Sot Online)