Në Itali e Brazil shkruajnë për suksesin e Ballkanit në futboll

  • S.A /
  • 26 August 2022 - 09:04
Në Itali e Brazil shkruajnë për suksesin e Ballkanit në futboll

Ballkani ka shkruar historinë e futbollit kosovar mbrëmë. Klubi kampion i Kosovës është kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Suharekasit arritën ta mposhtnin në dy ndeshjet ekipin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkupin. 

“Liga e Konferencës, Ballkani bën histori: ekipi i parë i Kosovës në një garë evropiane”, ishte titulli i mediumit italian, Sportface.

Ndërkohë mediumi brazilian, Trivela shkroi për suksesin historik të Ballkanit dhe Vaduzit.

(Kosova Sot Online )