Shkupi falënderon Ballkanin dhe tifozët për pritjen e ngrohtë në “Fadil Vokrri”

  • S.A /
  • 26 August 2022 - 14:27
Shkupi falënderon Ballkanin dhe tifozët për pritjen e ngrohtë në “Fadil Vokrri”

Ballkani ka shkruar historinë e futbollit kosovar mbrëmë. Klubi kampion i Kosovës është kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. 

Suharekasit arritën ta mposhtnin në dy ndeshjet ekipin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkupin.E Shkupi sot ka gjetur kohë për ta falënderuar Ballkanin dhe tifozët për pritjen e ngrohtë në stadiumin “Fadil Vokrri”. “Faleminderit klubit FC Ballkani si dhe tifozëve të tyre për pritjen e ngrohtë. Urime për suksesin historik”, thuhej në njoftim.

(Kosova Sot Online )