
Lexoni edhe:
Kundërshtarët e Ballkanit në Ligën e Konferencës disa herë më të vlefshëm se klubi kosovar
Alexander Isak është larguar nga Real Sociedad pas tri viteve qëndrim në Spanjë. Sulmuesi i talentuar suedez është transferuar në Angli, ku ka veshur fanellën e skuadrës angleze Newcastle United. 22-vjeçari ka nënshkruar një kontratë afatgjate, por që kohëzgjatja e saj nuk është bërë e ditur. Reprezentuesi i Përfaqësueses së Suedisë bëhet nënshkrimi më i shtrenjtë në histori të Newcastle United, pasi ai i kushtoi klubit anglez hiq më pak se 70 milionë euro.
“Jam i lumtur që jam këtu. Ishte një vendim i madh, i madh për mua, por është një vendim me të cilin jam vërtet i lumtur”.
“Është një klub i mrekullueshëm historik për të cilin mendoj se çdokush do të donte të luante, me tifozë të mrekullueshëm. Tifozët ishin gjithashtu njëra nga arsyet pse erdha këtu dhe gjithashtu projekti i klubit, i cili është një në të cilin unë besoj vërtet”, u shpreh Isak.
Shtatlarti suedez do ta bartë fanellën me numrin 14 tek skuadra e tij e re.
(Kosova Sot Online )