Kundërshtarët e Ballkanit në Ligën e Konferencës disa herë më të vlefshëm se klubi kosovar

  • S.A /
  • 26 August 2022 - 15:35
Kundërshtarët e Ballkanit në Ligën e Konferencës disa herë më të vlefshëm se klubi kosovar

Në Stamboll të Turqisë është tërhequr shorti për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Ballkani i ka mësuar kundërshtarët në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Kampioni i Kosovës do të jetë në grup me Slavia Praha, Cluj dhe Sivasspor.

Bazuar në Transfermarkt, Slavia Praha ka vlerë të ekipit 55.93 milionë euro, CFR Cluj ka vlerë të ekipit 27.80 milionë euro, kurse Sivasspor 27.85 milionë euro.

Në anën tjetër, Ballkani ka vlerë të ekipit 3.88 milionë euro. 

(Kosova Sot Online )