Edhe femrat u lejuan ta shohin një ndeshje të ligës iraniane në stadium për herë të parë pas më shumë se 40 vitesh

  • S.A /
  • 26 August 2022 - 16:37
Edhe femrat  u lejuan  ta shohin një ndeshje të ligës iraniane në stadium për herë të parë pas më shumë se 40 vitesh

Femrat morën pjesë zyrtarisht në një ndeshje të ligës iraniane për herë të parë që nga Revolucioni Islamik në vitin 1979.

Rreth 500 femra ishin në tribunat e stadiumit Azadi në Teheran, ku u luajt ndeshja e ligës vendase të enjten mbrëma.

Deri më tani, femrave e kishin të ndaluar të shkonin në stadiume kur luajnë skuadrat e meshkujve. Ndeshja e fundit që ato mund të shikonin ishte një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës tre vjet më parë.

Në atë kohë, autoritetet u përkulën nën presion pas vdekjes së 29-vjeçares, Sahar Khodayari, e cila i vuri flakën vetes në pritje të gjyqit për përpjekjen për të hyrë në stadium e maskuar si burrë.

Khodayari u bë e njohur si “Vajza Blu” për shkak të ekipit që ajo mbështeste dhe u bë simbol i luftës për të drejtat e grave në Iran.

Mediat iraniane raportuan se vendimi për të lejuar gratë të marrin pjesë në ndeshjen e së enjtes erdhi pasi FIFA u dërgoi një letër autoriteteve iraniane duke u kërkuar atyre që të lejonin gratë në stadium. Ndalimet e këtij lloji janë kundër statuteve ndërkombëtare të futbollit.

Femrat që erdhën në ndeshjen mes Estaqlal dhe Mesa-e Kerman u ulën veçmas nga meshkujt.

Shumë prej tyre valëvitën flamuj, mbanin ngjyrat e klubit dhe brohorisnin “Vajza blu” për nder të Khodayara.

https://www.youtube.com/watch?v=9a_HzS7aBOw

(Kosova Sot Online )