Ballkani mëson datat e ndeshjeve në Ligën e Konferencës

  • S.A /
  • 27 August 2022 - 12:49
Ballkani mëson datat e ndeshjeve në Ligën e Konferencës

Ballkani tashmë ka mësuar datat dhe oraret se kur do të zhvillojë përballjet në kuadër të Grupit G në Ligën e Konferencës. Kampioni i Albi Mall Superligës së Kosovës tashmë ka shkruar histori, duke u bërë skuadra e parë kosovare që luan në një kompeticion madh të UEFA-s në këtë fazë.

Klubi nga Suhareka e nisë këtë rrugëtim me takimin ndaj CFR Cluj, ndeshje kjo që zhvillohet më 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Më 15 shtator, Ballkani luan me Slavia Pragën. Më 6 tetor takohet me skuadrën turke, Sivasspor.

Me Sivassporin luan edhe më 13 tetor, ndërsa më 27 tetor takohet me skuadrën çeke. Fazën grupore e mbyll më 3 nëntor në udhëtim ndaj Clujit rumun.

Do të jetë një rrugëtim i fuqishëm i Ballkanit, duke fituar kështu eksperiencën e parë evropiane, derisa ka kundërshtar pothuajse të nivelit të ngjashëm.

(Kosova Sot Online )