Sadio Mane refuzoi të pozonte me birrë në festën tradicionale të Bayernit

  • G.G /
  • 29 August 2022 - 14:24
Sadio Mane refuzoi të pozonte me birrë në festën tradicionale të Bayernit

Sadio Mane ka refuzuar të pozojë me birrë në dorë në festën tradicionale të Bayern Munichut.

Derisa ekipi e bëri një foto me birrë në duar të partnerit Paulaner në festën tradicionale të quajtur “Lederhosen”, futbollisti afrikan u pa me duart thatë.

Kjo pasi ai është një besimtar i devotshëm i fesë islame, e cila ia ndalon alkoolin.

Njëjtë si 31 vjeçari veproi edhe shoku i skuadrës, Noussair Mazraoui.

Edhe futbollisti maroken veproi kështu për të njëjtën arsye.

Njëjtë si sulmuesi senegalez, në të kaluarën kishin vepruar edhe futbollistët tjerë myslimanë. 

(Kosova Sot Online)