Monza e Berlusconit e Gallianit e transferon lojtarin e Juventusit

  • S.A /
  • 30 August 2022 - 16:03
Monza e Berlusconit e Gallianit e transferon lojtarin e Juventusit

Monza nuk e ka nisur mirë sezonin e ri në Serie A dhe drejtuesit e klubit janë të vetëdijshëm se duhet të përforcohen për ta siguruar mbijetesën në ligën elitare italiane. Për këtë arsye, krerët e klubit, Silvio Berlusconi dhe Adriani Galliani i kanë siguruar shërbimet e një lojtari të Juventusit. Bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar, Nicolo Rovela, i cili do t’i bashkohet ekipit të ri në formë huazimi për një vit.

20 vjeçari ka debutuar me “Bianconeri” këtë sezon, ndërsa iu bashkua Monzas për të luajtur në vazhdimësi dhe për t’u zhvilluar më lehtë pasi në Torino do ta kishte të vështirë të gjejë hapësira këtë edicion.

Futbollisti italian do të zbarkojë sot në klubin nga Lombardia dhe pasi t’i kryejë vizitat mjekësore do të nënshkruajë me Monzan.

Ai më pas ka luajtur për Genoan në Serie A.

(Kosova Sot Online )