Mbappe në lidhje me modelen transgjinore?

  • S.A /
  • 30 August 2022 - 16:10
Mbappe në lidhje me modelen transgjinore?

Kylian Mbappe e ka nisur një lidhje të re. Sipas mediave franceze, sulmuesi i Paris Saint-germainit është në lidhje me modelen Ines Rau. Ajo njihet si modelja e parë transgjinore, e cila ishte përfshirë në një faqe kopertine të revistës “Playboy” në vitin 2017.

Gjithnjë sipas mediave franceze, çifti është në lidhje qe disa muaj. Madje, ata ishin parë për qysh në muajin maj në Festivalin e Filmit në Kanë. Më pas, “paparazzi” i kishin kapur ata “mat” dy herë në një jaht, ndërsa fotot ishin bërë virale në internet. Deri tash, njëri prej futbollistëve më të mirë në botë nuk ka komentuar për lidhjen eventuale me modelen, e as ajo s’ka folur gjë. Mbetet të shihet në të ardhmen nëse ka diçka të vërtetë në këtë drejtim.

(Kosova Sot Online )