Isak e refuzoi Unitedin për Newcastle

  • E.K /
  • 30 August 2022 - 18:53
Isak e refuzoi Unitedin për Newcastle

Isak duket se nuk ka pasur shumë simpati për skuadrën e Manchester United.

Sipas asaj që shkruan Mundo Deportivo, Alexander Isak e kishte refuzuar disa herë Manchester United para se t’i bashkohet Magpies nga Real Sociedad.

United asnjëherë nuk bëri ofertë formale për lojtarin 57 milionë funtes, por media spanjolle shkruan se ata nuk “ofruan” ofertë për lojtarin, pasi që agjentët e tij i kishin thënë skuadrës angleze se ai do t’i refuzonte.

Pas kësaj, Isak ka nënshkruar me Newcastle për një transfer rekord të kësaj skuadre, afër 70 milionë euro apo 57 milionë funte. 

(Kosova Sot Online)