KB Trepça vazhdon me risi, e prezanton edhe tribunën VIP

  • G.G /
  • 31 August 2022 - 13:23
KB Trepça vazhdon me risi, e prezanton edhe tribunën VIP

Klubi i basketbollit Trepça është mjaft aktiv kohëve të fundit.

Krahas përforcimeve, klubi mitrovicas po merret edhe me infrastrukturën dhe krijimin e kushteve sa më të mira për ndeshje basketbolli.

“Xehetarët” sot e kanë bërë një hap përpara duke e prezantuar risinë e radhës

Në fakt, klubi buzë Ibrit ka njoftuar se e ka ndërtuar tribunën VIP, e cila do t’ju krijojë komoditet të shtuar të gjithë atyre që e posedojnë biletën vjetore VIP.

Mitrovicasit synojnë të jenë protagonistë në basketbollin kosovar në edicionin e ri, por të kenë paraqitje dinjitoze edhe në garat evropiane.

Më poshtë mund ta shikoni postimin e klubit të gjelbër në rrjetet sociale. 

https://www.facebook.com/kbtrepca/posts/1497896353989241

(Kosova Sot Online)