ZYRTARE: Milani bëhet me pronarë të rinj, është shitur për 1.2 miliard euro.

  • S.A /
  • 31 August 2022 - 15:30
ZYRTARE: Milani bëhet me pronarë të rinj, është shitur për  1.2 miliard euro.

Red Bird Capital Partners (Red Bird) kanë njoftuar sot se e kanë kompletuar blerjen e AC Milanit për 1.2 miliard euro. Pronarët e rinj kanë premtuar se do të vazhdojnë të investojnë në klubin Rossoneri, në interesa të avancimit të klubit në aspektin sportiv dhe komercial, i ndërtuar qysh vitin e kaluar, kur ky klub u shpall kampion i Italisë. Drejtuesi i Red Bird Founder, Gerry Cardinale theksoi se vizioni i tij është i qartë: t’i mbështesë talentet, trajnerët dhe stafin që ta arrijë suksesin në fushën e blertë dhe t’ua mundësojë tifozëve t’i ndajnë eksperiencat e jashtëzakonshme të klubit.

Marrëveshja po ashtu e përfshin edhe Yankee Global Enterprises, pronarë të klubit Neë York Yankees, të futet në pronësi të klubit me një përqindje më të vogël të aksioneve. “Rossoneri” me pronarët e rinj synojnë të bëhen superfuqi e futbollit evropian, njëjtë siç ishin bërë një kohë me ish-pronarin, Silvio Berlusconi.

(Kosova Sot Online )