Trajneri Arbnor Morina dënohet me dy ndeshje

  • S.A /
  • 31 August 2022 - 15:12
Trajneri Arbnor Morina dënohet me dy ndeshje

Trajneri i Ferizajt, Arbnor Morina është dënuar me dy ndeshje nga Komisioni Disiplinor i shkallës së parë pranë Federatës së Futbollit të Kosovës. Trajneri i njohur kosovar ishte ndëshuar me karton të kuq në fund të takimit pas ofendimit që ia bëri gjyqtarit kryesor në ndesjhen Ferizaj – Drita. Për më tepër, ky Komision ka dhënë detaje për atë që kishte ndodhur në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të Albi Mall Superligës së futbollit. “Kryetrajneri i KF ”Ferizaj” Arbnor Morina nr ID.001903M64. Në minutën 90 ofendoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes, me ç’rast u ndëshkua me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Drita. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mosushtrim të detyrës  sipas radhës organizuar nga FFK”, njofton Komisioni Disiplinor, i cili e mori vendimin pas shqytrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive.

Ndërkohë, edhe zyrtari i Dritës, Fatos Ramadani, i cili me këtë rast e ofendoi trajnerin Morina, është ndëshkuar me karton të kuq dhe u dënua me dy ndeshje mosushtrim të detyrës zurtare.

Gjithashtu, me dy ndeshje mosushtrim të detyrës është dënuar edhe ndihmëstrajneri i Trepçës ’89, Seid Onbashi për shkak të fyerjeve ndaj gjyqtarëve të ndeshjes, me ç’rast edhe u ndëshkua me karton të kuq.

Shtëpia e futbollit kosovar njofton tutje se pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej 8 ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi.

(Kosova Sot Online )