Barcelona në kërkim të një mbrojtësi të krahut, këto janë opsionet

  • S.A /
  • 31 August 2022 - 15:55
Barcelona në kërkim të një mbrojtësi të krahut, këto janë opsionet

Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi të krahut në fund të afatit kalimtar të verës. Gjiganti katalunas synon t’i shfrytëzojë 48 orët e fundit për ta transferuar një futbollist të kësaj pozite pasi i mungon një i tillë. Nëse mbetet pa Sergino Dest, emri i parë që iu bie në mend “Blaugrana” është ai i Thomas Meunier i Borussia Dortmundit. Për këtë siguron mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”.Ndërkohë që do të hasë në vështirësi për t’i bindur gjermanët, gjiganti katalunas po mendon edhe për Hector Bellerinin, i cili u rikthye këtë verë në Arsenal pas huazimit sezonin e kaluar në Real Betis.

Natyrisht, 27 vjeçari do të ishte entuziast për t’u rikthyer në klubin ku është rritur dhe është i gatshëm të pranojë t’i ulet rroga vetëm për t’iu bashkuar klubit nga “Camp Nou”. Mbrojtësit të djathtë i ka mbetur edhe një vit kontratë me “Gunners”, por “Topçinjtë” nuk do të rezistonin shumë për ta lënë të lirë lojtarin, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mikel Arteta.

(Kosova Sot Online )