Prishtina transferon Shefit Shefitin

  • S.A /
  • 02 September 2022 - 11:14
Prishtina transferon Shefit Shefitin

Kryesia e FC Prishtinës nuk e ka mbyllur “kuletën” sa i përket transfereve cilësore në afatin kalimtar të verës.

Një nga dëshirat e kësaj vere të trajnerit Ismet Munishi ka qenë edhe sulmuesi i krahut, Shefit Shefiti.

24-vjeçari shqiptar nga Tetova e Maqedonisë së Veriut vjen te Prishtina nga skuadra shqiptare Renova e Xhepçishtit, klub i cili është shuar për shkaqe financiare. Shefiti ka luajtur me shumë sukses te Renova duke marrë pjesë me këtë ekip edhe në garat evropiane. Para Renovës, Shefiti ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës për katër edicione derisa i ka fituar edhe dy tituj kampion dhe një Kupë të Maqedonisë së Veriut.

Shefiti konsiderohet si futbollist me shumë potencial e vlerat e tij kanë rënë në sy edhe të drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit ku vite më parë ka qenë pjesë e Kombëtares “kuqezi” (U-21).

Pas testeve mjekësore të kryera me sukses, nënshkrimit të kontratës 1-vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për 1-vit tjetër me Prishtinën, Shefiti është njohur me ambientet e stadiumit ‘Fadil Vokrri” dhe është prezantuar edhe me futbollistët e më pas i ka filluar stërvitjet.

(Kosova Sot Online )