Jo në futboll, por një ekip kosovar mund të luajë në stadiumin “Camp Nou”

  • S.A /
  • 02 September 2022 - 13:22
Jo në futboll, por një ekip kosovar mund të luajë në stadiumin “Camp Nou”

Ekipi kosovar në lojën elektronike, Counter Strike: Global Offensive, Bad News Eagles është vetëm dy fitore larg pjesëmarrjes në turneun e madh që zhvillohet në stadiumin “Camp Nou” në Barcelonë. Ekipi nga Kosova po garon në kualifikimet e Flow FiReLEAGUE 2022 dhe është kualifikuar në gjysmëfinale.Para dy ditësh, ata mposhtën ekipin For the Win 2:0 më map-a, ndërsa sonte e zhvillojnë ndeshjen gjysmëfinale.

Bad News Eagles do të përballen me ekipin Masonic rreth orës 19:00. Turneu i Flow FiReLEAGUE 2022 Global Finals nis më 13 tetor dhe përfundon më 16 tetor dhe do të garojnë tetë ekipe. Vendi i parë do t’i fitojë 100 mijë euro, kurse i dyti 30 mijë. 

(Kosova Sot Online )