Transferi i ri i Man Cityt pak vite më parë kishte “shprehur dashurinë” për Man Utd dhe Ronaldon

  • G.G /
  • 02 September 2022 - 14:11
Transferi i ri i Man Cityt pak vite më parë kishte “shprehur dashurinë” për Man Utd dhe Ronaldon

Ylli i ri i Manchester Cityt, Manuel Akanji, ishte një tifoz i Manchester United në fëmijëri dhe ka një admirim të veçantë për Cristiano Ronaldon.

Mbrojtësi zviceran u bashkua nga Dortmundi në atë që ishte pjesa e vetme e biznesit të Manchester Cityt në ditën e fundit, megjithëse tifozët po pyesin nëse ai do të donte të lëvizte në anën tjetër të Mançesterit pas komenteve që bëri për “Djajtë e Kuq” disa vite më parë.

“. “Modeli im i parë ishte Raul. Në atë kohë unë isha ende duke luajtur si lojtar sulmues dhe isha një tifoz i Real Madridit”, tha 24-vjeçari për Goal në vitin 2019.

“Përveç Realit, Manchester United ishte klubi im i preferuar. Kështu që në një moment idhulli im ishte Cristiano Ronaldo. Ai më bëri përshtypje me paraqitjet e tij. Unë u bëra mbrojtës vetëm në moshën rreth 17-vjeçare. Sigurisht që në atë kohë kishte shumë mbrojtës të mirë, por atëherë nuk kisha një model të qartë”, ishte komenti i mbrojtësit zviceran.

Akanji do të ketë shansin për t’u përballur me United dhe Ronaldon brenda një muaji. 

(Kosova Sot Online)